Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKjo është shtëpia e papërfunduar e Ratko Mlladiqit në Shkup (FOTO)

Kjo është shtëpia e papërfunduar e Ratko Mlladiqit në Shkup (FOTO)

Agjentë të shërbimit sekret britanik MI 6 gjatë kohë kanë kërkuar në Maqedoni kriminelin e luftës Ratko Mlladiq, sese gjatë kohës sa ishte i pakapshëm, Maqedonia ka qenë shteti “i dyshuar” kryesor për fshehjen e Mlladiqit, transmeton Express.
Lajmin senzacional para disa viteve,m kur Mlladiq ende fshehej, e botoi javorja nga Shkupi “Publika”, e cila shkruante se Mlladiq kërkohet në pesë lokacione në Maqedoni –Shkup, Dojran, Shtip, Mavrovë dhe në disa fshatra në Malësinë e Shkupit.

Njëkohësisht agjentët e MI 6 në atë kohë kanë përcjellur aktivitetet e pesë personave nga Maqedonia për të cilët dyshohet se mund të ndihmojnë në fshehjen e Mlladiqit.

Sipas javores Publika bëhej fjalë për persona që kanë lidhje familjare me bashkëshorten e Mlladiqit dhe gjeneralë të pensionuar të ish armatës jugosllave nga Maqedonia.

Në kërkimet që kanë zhvilluar për të gjetur Mlladiqin në Maqedoni, agjentët britanikë kanë bashkëpunuar edhe me një grup të agjentëve maqedonas, mirëpo përfaqësuesit e shërbimit sekret të Maqedonisë nuk i kanë komentuar këto informata. Në Ministrinë maqedonase të punëve të brendshme kanë deklaruar se janë të kyçur në hetimet e përgjithshme për kapjen e Mlladiqit, mirëpo nuk e kanë konfirmuar asnjëherë aksionin e agjentëve britanik.

Si epror në ish Armatën Popullore të Jugosllavisë, Mlladiq ka shërbyer 25 vite rresht në Maqedoni. Në fshatin Brodec të Shkupit ai posedon edhe një vikend shtëpizë e cila ka filluar të ndërtohet para 30 viteve, por asnjëherë nuk është përfunduar.

Bashkëshortja e Mlladiqit, Bosilka bashkë me dhe djalin Darko madje posedojnë shtetësi maqedonase, por atyre u është ndaluar hyrja në Maqedoni pasi gjenden në listën e personave të dyshuar që ndihmojnë fshehjen e kriminelit të shumë kërkuar.

Mlladiq ishte gjatë kohë krimineli më I kërkuar prej Tribunalit të Hagës, për krime lufte të kryera në Bosnje. Mirëpo deri tani kanë dështuar të gjitha aksionet për arrestimin e tij, kurse rezultat nuk ka dhënë as shpërblimi i shpallur prej 10 milion euro për kokën e Mlladiqit.

Ratko Mlladiq e ka filluar karrierën ushtarake në Maqedoni. Në armatën jugosllave (JNA) është kyçur më 27 shtator të vitit 1965, duke u emëruar komandant togut në Shkup.

Pas përfundimit të Akademisë ushtarake, në vitin 1978 ka filluar të shërbejë në Kumanovë, ku ka fituar gradën e Komandantit të Bataljonit të parë këmbësorik, në brigadën 89. gjatë shërbimit në Maqedoni, Mlladiq është martuar me Bosiljka Jegdiç, jetme nga Hercegovina e adoptuar nga një familje maqedonase nga Shkupi. Bashkëshortja e tij, si dhe djali kanë shtetësi maqedonase.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!