Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSylejmani: Në vendlindjen e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar, Ali Ahmeti, në Zajaz

Sylejmani: Në vendlindjen e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar, Ali Ahmeti, në Zajaz

Në vendlindjen e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar, Ali Ahmeti, në Zajaz:

RIVARROSEN MBETJET MORTORE TË 280 SHQIPTARËVE

Më 18 nëntor 2017, nën patronatin e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar Ali Ahmeti, në një ceremoni të rivarrimit të nivelit të lartë kombëtar, me pjesëmarrje masive popullore dhe të drejtuesve të lartë të popullit e të shtetit, të pjesës shqiptare në Maqedoni, në praninë e Udhëheqësit të Popullit Shqiptar e të Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, të ish-kryetarit historik të LPK-së Dega Jashtë Vendit, Fazli Veliu-Daja, të ish-kryeministrit të Shqipërisë e ministrit aktual të Qeverisë Rama, Pandeli Majko, të djalit të Heroit të Kombit Hamëz Jashari, kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari dhe të vëllait të Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci, kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci.

Në këtë eveniment të madh të dhembjes kombëtare morën pjesë edhe shumë figura të mëdha e veprimtarë të dalluar e të devotshëm të kombit e Atdheut dhe luftëtarë e komandantë të lavdishëm të luftërave të armatosura çlirimtare të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi, u bë rivarrimi i eshtrave të 280 pjestarëve të popullit shqiptar të vrarë e të masakruar nga bandat çetnike e shfarosëse serbe, të cilat me vrasjet masive dhe shpërnguljet me dhunë, zbatonin planet dhe projektet antishqiptare të Akademisë së Serbisë dhe të Naçertanies së Qubrilloviqit e antishqiptarëve të tjerë, dëshironin të krijonin kushtet e nevojshme për sjelljen e kolonëve serbë dhe kolonizimin e hapësirave shqiptare të atyre anëve, sikur edhe të pjesëve të tjera të Atdheut, që ishin të mbushura me kolona e grumbuj të tërë kolonizatorësh, që i ishin mbështjell si vargonj gjarpërinjsh e ushujzash, e që ia pinin nga brenda gjakun popullit tonë!

Populli shqiptar në Maqedoni, pas epokës së ndritur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nën udhëheqjen e Udhëheqësit Ali Ahmeti, po shënon hapa të mëdhenj në ushtrimin e gjithanshëm të pushtetit të tij në hapësirat e veta autoktone dhe po dëshmon se po bëhet zot i fateve të veta, për të cilat ka luftuar shumë, por edhe ka vuajtur nga vrasjet, dhuna dhe terrori e padrejtesitë e mëdha që janë ushtruar ndaj tij që pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kompleksi Memorial “Nana Shqiptare” në Zajaz ishte vendi që atë ditë kishte dhembje më së shumti, sepse priste të merrte në gjirin e vet eshtrat e masakruar, të djegur e të sakatosur të 280 pjestarëve të popullit shqiptar, të cilëve u ishte organizuar një rivarrim me dinjitet, përkujdesje e nderim madhështor maksimal njerëzor, kombëtar e civilzues botëror.

U rivarrosën gjyshërit e baballarët, burrat dhe gratë, pjestarët e popullit shqiptar, të cilët ishin therrur me thika e bajoneta, ishin vrarë e pushkatuar nga skuadrat serbe të vdekjes, ishin hedhur të gjallë në puse uji e ishin varrosur në varreza masive nëpër shpella, nëpër male, në livadhe e ara të ndryshme.

Që nga viti 1913 e deri më 1956 ishin vitet që çdo pjestar i popullit shqiptar dhe pjesës së Atdheut tonë në Maqedoni e kishte vdekjen më afër se këmishën në trup.
Nuk vlente jeta asgjë.

Serbia pushtuese duart e saj të përgjakura i kishte futur në çdo familje shqiptare, mbillte vdekjen kudo, në çdo skutë shqiptare e bënte jetën të pasigurt dhe nxiste shpërnguljet masive për në Turqi.

Këtë periudhë të historisë së popullit tonë, të errët dhe të dhembjes së madhe, me vrasje, pushkatime, mbytje në torturë e vuajtje të mëdha etj., populli shqiptar në Maqedoni, nën udhëheqjen moderne e të re të gjeneratës së çlirimtarëve, në krye me shqiptarin e madh Ali Ahmeti, po e ndriçon dhe po e nderon, në mënyrë meritore, të mbështetur e të përkrahur nga Shqipëria e Kosova, dhe nga aleatët tanë SHBA, Europa dhe NATO.

Popullin shqiptar në Maqedoni, koha po dëshmon se do ta presin ditë të mira dhe të mbara, s’do të ketë më vuajtje e vrasje, dhunë e terror, shfarosje e shpërngulje!

UÇK-ja ka vendosur kufirin e saj në mes të kaluarës dhe të ardhmes. Më kthim mbrapa nuk do të ketë!

Gjuha shqipe, që e kanë folur jo vetëm këta 280 të rivarrosur, por me qindra dhe mijëra të tjerë, të vrarë e të masakruar, pritet së shpejti të bëhet gjuhë zyrtare e shtetërore në Maqedoni.

Kjo ngjarje do të jetë një fitore e madhe për popullin shqiptar në Maqedoni dhe për kombin tonë në përgjithësi. Është një nderim i madh dhe përshëndetje me dorën në zemër, për të gjithë shqiptarët që u privuan nga jeta në të gjitha etapat nga pushtuesit e ndryshëm nëpër tërë hapësirat e Atdheut!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 22 nëntor 2017

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!