Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSonte ladorishtarët kanë festë në Cyrih të Zvicrës, mbi 600 ladorishtar do...

Sonte ladorishtarët kanë festë në Cyrih të Zvicrës, mbi 600 ladorishtar do ta bëjnë madhështore këtë festë (FOTO)

Sonte në orën 19.00 në Cyrih të Zvicrës mbahet manifestimi i festës së flamurit, organizuar nga shoqata e Ladorishtit në Zvicër. Ajo që të bën përshtypje është fakti që më shumë se 600 shqiptarë kanë rezervuar duke treguar se sa shumë dashuri kanë për frymën, kulturën dhe etninë e tyre shqiptare.
Kjo shoqatë organizon prej 35 vjetësh manifestime kulturore dhe me karakter humanitar, duke qënë kështu një shembull i mrekullueshëm i dashurisë për vendlindjen.
Këtë vit ky spektakël vjen nën udhëheqjen artistike të Teatrit Poshka, me pjesëmarrjen e këngëtares së madhe Irma Libohova dhe parodistëve të Vlorës.
I dërgojmë të fala të gjithë shqiptarëve të Ladorishtit duke iu uruar me mall Gëzuar Festën e Flamurit!

Shoqata nga Ladorishti-Zvicër

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments