Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa pse nuk mund të dobësoheni

Ja pse nuk mund të dobësoheni

Janë pesë këshillat që në mënyrën më të qartë ua bëjnë me dije se pse përkundër ushtrimeve ju edhe me tutje nuk mund ta keni linjën trupore të cilën gjithmonë e keni ëndërruar.

Nëse ju përmbaheni këshillove kyçe si ajo për ushtrime të rregullta dhe konsumimit të ushqimit të shëndetshëm në luftë për dhjamin e padëshiruar, ndërsa që rezultatet mungojnë është koha që të merreni me “grumbulluesit” e fshehtë të kilogramëve dhe t’i mposhtni me shkathtësi.

Stresi

Gjendjet kronike stresuese i pamundësojnë trupit që të heqë qafe kilogramët shtesë pa marrë parasysh se sa shumë ushtroni dhe ushqeheni shëndetshëm. Energjia të cilën e shpenzoni me një të qeshur është e barabartë me 15 minuta ngasje të biçikletës së dhomës, prandaj disponimi i mirë dhe buzëqeshja ndikojnë për ta luftuar stresin dhe dhjamin e grumbulluar.

Karbohidratet e dëmshme

Për të arritur rezultate të dukshme dhe për ta mposhtur dhjamin dëgjoni këshillat e ekspertëve që ushqimin ta konsumoni dy orë para se t’i filloni ushtrimet. Karbohidratet e dëmshme zëvendësojini me ushqimin e pasur me proteina dhe fibra.

Vetëm kardio-ushtrimet nuk mjaftojnë

Ushtrimet e forta ju ndihmojnë që ta ruani indin muskulor, derisa në të njëjtën kohë dhjamin e shkrini me ushtrimet shtesë kardio. Prandaj kombinimi i këtyre dy ushtrimeve në luftë kundër dhjamit është më me ndikim.

Anashkalimi i kafjallit

Nëse nuk konsumoni diçka një orë pasi të jeni zgjuar nga gjumi, yndyrat në trup të grumbulluara gjatë natës mbesin aty dhe nuk fillon shkrirja e tyre. Një kafjall të shëndetshëm me proteina dhe fibra që mund t’i hasim në prodhimet e qumështit me pak kalori, perime me lëvozhgë të fortë dhe flluska.

Anashkalimi i shujtave me mish të peshkut

Mishi i peshkut është i pasur me aminoacidet omega- 3, ndikojnë në përmirësimin e disponimit për të pasur një lëkurë të bukur, por edhe në rregullimin e peshës. Acidet yndyrore të pangopura përmirësojnë ndjeshmërinë në insulinë me ç’rast vjen deri tek forcimi i muskujve dhe pakësimi i shtresave dhjamore në stomak. Mu për këtë arsye, në menynë tuaj javore, në tryezën tuaj, tre herë duhet të ketë mish peshku me bollëk.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!