Një nxënëse trembëdhjetëvjeçare nga shkolla fillore “Edinstvo” të Gostivarit, pas rënies nga karrigia me dëmtime të rënda në kurriz është transferuar në klinikat në Shkup.
Sipas SPB Tetovë, deri te lëndimi ka ardhur në mëngjesin e sotëm në një nga klasat, gjatë pushimit të madh. Vajza është luhatur në karrige dhe në një moment ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në dysheme.
Menjëherë pas lëndimit, ajo është dërguar në departamentin e emergjencave në spitalin e Gostivarit, ku i janë konstatuar se kishte lëndim të palcës kurrizore. Për shkak të rëndësisë së lëndimit, ajo është transferua në Klinikën Traumatologjike në Shkup.
Nga SPB Tetovë informojnë se po punojnë për ndriçimin e rrethanave dhe mënyrën se si është lënduar vajza.