Tre persona janë lënduar më rëndë në tre nga gjithsej 20 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup.
Në tetë aksidente më lehtë janë lënduar 13 persona, ndërsa në nëntë janë shkaktuar dëme materiale, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Njëzet e katër shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara.
Gjashtë persona janë shkyçur nga komunikacioni: dy për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, tre e kanë drejtuar automjetin para se të përfitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe një shofer fillestar. Janë sanksionuar 71 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Me ndihmën e automjetit special të karrotrecit, janë larguar 69 automjete.