Letër xhaxhit Val Zekaj në burgun e Idrizovës
Jam një studente nga Struga, jam një nga ato mijëra vajza dhe djem shqiptarë që janë mishëruar me idealin tuaj të shenjtë; jam një nga ato mijëra vajza dhe djem shqiptarë që për here të parë në moshën e tyre kanë përpara sysh një qëndresë model për të nesërmen e Shqipërisë. Mos u dëshpëroni o Trima të Atdheut, ashtu siç qëndruat në ditën e gjykimit të këtij shteti mafioz ashtu do të mbeteni të qëndrueshëm si lapidarë në zemrat tona rinore.
Sot, ndoshta pak njerëz mund të “lexojnë” qëllimin dhe idealin e sakrifices tuaj, por mos harroni se jeni ju ata që dhatë sinjalin e fundit, se Shqipëria është gjallë dhe kurrë nuk vdes në zemrat tona.
Lus Zotin të kem fatin tuaj. Ju përqafoj të gjithëve: Blerona Brao – Strugë.