Thursday, March 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiDrejtoresha nga Ohri avancon bashkëshortin ndërsa kirurgun "opozitar" Bakraçeskin e degradon

Drejtoresha nga Ohri avancon bashkëshortin ndërsa kirurgun “opozitar” Bakraçeskin e degradon

Drejtoresha e Kardiologjisë në Oher, ka degraduar kirurgun e njohur Barkaceski, bëjnë të ditur mediat maqedonase, ndërsa këto pohime ministria I ka hedhur poshtë. Në anën tjetër kjo ministria nuk ka mohuar zërat për nepotizmin në këtë spital.

Ministria e shëndetësisë pas informacioneve për degradimin e Nikolla Bakraçeski në kardiologjinë e Ohrit, ka kryer kontroll të çrregullt dhe ka vërtetuar se ai është i vendosur në vend pune udhëheqës, që është në pajtim me përgatitjen e tij profesionale. Ndërsa, sa i përket rastit të drejtoreshës Gordana Donevska nga Drejtoria për parandalim, mjekim dhe rehabilitim të sëmundjeve kardiovaskulare, e cila, siç shkruan ‘Makfaks’, ka avancuar bashkëshortin e saj në pozitën e udhëheqësit të sektorit, nga MSH informojnë se dr. Zoran Donevski, specialist internist, më parë ka udhëhequr me sektorin për testim ergometrik, ndërsa vetëm është zhvendosur në pozitë për shkak të shkuarjes së një të punësuari tjetër për specializim në Shkup dhe për këtë është informuar Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments