Vitin e kaluar, Shqipëria ka përjetuar një dimër jashtëzakonisht të ashpër, dëbora kishte zbritur deri në ultësirë. Ai i cili banonte në ndonjë apartament të ngrohtë, mund t`i gëzohej shkëlqimit të bardhë, fjolla-fjolla.
Por për familjet si të lokes Bedrie, dëbora dhe i ftohti paraqesin problem të madh. Bedria jeton në një kasolle të vjetër dhe jo gjithmonë mund të organizojë drunj për ngrohje, shkruan „Ëeihnachtspaeckli.ch, përcjellë portali „Shtegu.com“. Çatia është pothuajse e shkatërruar, ndërsa kasollja e errët, e lagur dhe e ftohtë.
Me një zë drithërues, ajo rrëfen se po përpiqet të përkujdeset për burrin e saj të paralizuar dhe vajzën e djalin e saj me aftësi të kufizuara mendore.
Djaloshi 25-vjeçar shpeshëherë largohet nga kasollja, ndërsa ajo është e detyruar ta kërkojë me orë të tëra. Ata jetojnë me një ndihmë sociale prej rreth 80 eurosh. Ndonjëherë të hollat nuk mjaftojnë as edhe për medikamentet e nevojshme.
Lokja Bedrie duket e stërlodhur, brengat e saja i kanë shkaktuar gremina të ashpra në fytyrën e saj. Porsa e hapë pakon dhe në të sheh artikuj ushqimorë, shpërthen në vaj: „Ju më bëtë të lumtur, zemra po më rrahë sikur do të dalë jashtë. Ka kohë të gjatë që nuk kam buzëqeshur“, i falënderon lokja donatorët, me një lumturi të papërshkrueshme. Gjatë muajit të ardshëm, lokja Bedrie nuk do ta çajë kokën se çfarë do të shtrojë në tavolinë. (Shtegu.com)