Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGodet Fatime Fetai: Do ta ndjek të akuzuarin, madje edhe në shtrat...

Godet Fatime Fetai: Do ta ndjek të akuzuarin, madje edhe në shtrat të vdekjes

“Nëse dikush kryen vepër penale unë do ta ndjek, madje edhe në shtrat të vdekjes”, kështu deklaroi prokurorja speciale, Fatime Fetai në seancën e sotme për rastin “Treqind” ku i akuzuari Gjoko Popovski nuk u paraqit në seancë.

Gjykimi është shtyrë për 21 nëntor, ndërsa Fetai deklaroi se nuk i beson mbrojtjes e cila deklaron se Popovski nuk u paraqit në gjykatë sepse mjeku i ka rekomanduar të pushojë. Ajo propozoi të përcaktojë persona ekspert që do të konfirmonin se Popovski me të vërtetë nuk mund të vijë në seancat e caktuara.

“Ai është i akuzuar, kundër tij ka procedurë dhe ajo se është në pushim mjekësor nuk do të thotë nuk duhet të vijë në seancat gjyqësore. E njëjta ndodhi edhe gjatë hetimit ku ai nuk u paraqit në marrje të pyetjeve”, tha Fetai në fjalim.

Në fjalimin e saj reagoi edhe mbrojtja e të akuzuarit. Avokati i Popovskit tha se nëse i drejtohet kështu gjykatës do të dënohet.

Seanca e ardhshme është caktuar për të njëjtën ditë me rastin “Trust”.

Përndryshe, në rastin “Treqind” Prokuroria Speciale Publike hetoi keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ku një ndihmës ministër i MPB-së, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 453.570 euro, gjatë blerjes së 300 makinave për MPB-në. Ashtu siç thanë nga PSP, i dyshuari edhe pse e ka ditur se cila ka qenë oferta më e volitshme, ai e ka pranuar atë nga Komisioni për Furnizim Publik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!