Zvicra ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, pasi ka eliminuar në “Play-Off” Irlandën Veriore.
Përfaqësuesja zvicerane, në të cilën luajnë pesë shqiptarë, siguroi fazën finale të Botërorit falë fitores në ndeshjen e parë si mysafire, 0 me 1.
Në ndeshjen e kthimit dy ekipet barazuan pa gola, me Zvicrën që pati më shumë raste për gol.
Sa i përket futbollistëve shqiptarë, në këtë ndeshje u paraqitën Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, ndërsa Valon Behrami ishte jashtë për shkak të lëndimit.