Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja BESA: Visar Ganiu është kryetari i LSDM-së në Çair që deri...

Lëvizja BESA: Visar Ganiu është kryetari i LSDM-së në Çair që deri dje i quante kriminel dhe të korruptuar

Ai mund të jetë kryetar i Çairit për LSDM-në dhe për kryetarin e LSDM-së, që dje i quante bashkë partiakët e tij kriminelë e të korruptuar, por jo edhe për qytetarët e Çairit” deklaroi në takimin me gazetarët zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.
Fazliu, më tutje tha se Ganiu mundë të jetë kryetar i Cairit “për atë ish zëvendësministër të BDI-së që këto ditë i ofronte në Çair 5000 euro për 30 vota, por jo edhe për qytetarët e Çairit”. “Ai mund jetë kryetar për Mile Zeçeviqin dhe Lube Boshkovskin, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar për kryetarin e BDI-së, më saktë i degës shqiptare të LSDM-së, që pasi e humbi betejën me neve në Çair, kërkoi nga LSDM-ja t’ia bëjë fitoren, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar i Çairit për atë deputetin e LSDM-së, i cili nga shtabi i tij në kompleksin e vjetër në Fushë Tophanë ndante nga 2000 denarë për familje që të dalin të votojnë, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar i Çairit për atë zejtarin që e ka dyqanin në lagjen e ndërtesave në Çair, i cili bashkë me dy shokët e tij e kishin për detyrë t’i kontrabandonin qindra fletëvotimet dublikate, por jo edhe për qytetarët e Çairit”, tha Fazliu. Ai shtoi se Ganiu mund të jetë “kryetar i Çairit për atë zeshkanin e trashë të lagjes “PereToshev”, që ditën e diel i bleu për të më shumë se 800 vota të romëve në Tophane, por jo edhe për qytetarët e Çairit”. Ai mund të jetë kryetar i Çairit për ata të mafisë urbane që festuan bashkë me të nën krisma të automatikëve në shesh, por jo edhe për qytetarët e Çairit”, tha Fazliu, duke shtuar se “nëse atij dhe kryetarit të tij, pra Kryeministrit, nuk u pengon të jenë të këtillë në Çair, atëherë e mbajtshin me shëndet këtë fitore theksoi Fazliu.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!