Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë në Austri kanë mbajtur një protestë në rrugët e Vjenës për të kundërshtuar dënimin e Grupit të Kumanovës.
Protestuesit sot kishin dalë në rrugët e Vjenës, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Maqedonisë, e cila dënoi me 746 vite burg pjesëmarrësit në rastin Lagjja e Trimave në Kumanovë. Ata mbanin pankarta në duar me kërkesa për lirimin e të dënuarve, duke e fajësuar Maqedoninë si shtet shovinist. Kjo protestë mbahet dhjetë ditë pasi Gjykata Themelore e Shkupit dënoi me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen Kodra e Trimave.