Duhet të ikim
Duhet të ikim, shpirti im,
Diku mbi qiej pafundësish
Veçse me vete ç’të marr nuk di:
Plagë të hapura pabesish
Apo zhghënjimet si ferr në gji.
Duhet të ikim që tani
Në fund të ferrit, e thënë në qoftë
Më mbyt ky ajër hipokrizish,
Të ikim shpirt, sa s’ësht’ bërë vonë.
Lebit Murtishi
08.11.2017