Sela: Praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund

0
22

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela realizoi takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Charles Garrett.
Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, sfidat e vendit, përshpejtimin e procesit integrues dhe reformat në gjyqësor.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sela ka shprehur qëndrimin se reformat në gjyqësor janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit, ndërsa praktikat e deritanishme të drejtësisë selektive duhet të marrin fund sa më parë.

Në vazhdim Sela ka ripërsëritur qëndrimin se plotësimi i kritereve të BE-së dhe rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar, është jetik për progresin e vendit.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5