Në Agjencinë për punësim në Republikën e Maqedonisë ka mbi 7 mijë vende të lira puna për momentin, në profile të ndryshme. Prej këtyre vendeve, rreth 600 janë vetëm për Qytetin e Shkupit. Kërkohen lloje dhe profile të ndryshëm punëtorësh, me gradë të ndryshme arsimimi, profesionalizëm, përvojë … për veprimtari të ndryshme nëpër kompani të locuara nëpër rajone dhe komuna të ndryshme të shtetit. Nëpunës financiar, komercialist, arsimtar, kontabilist, shoferë, kamerier, rrobaqepës, punëtorë për prodhimtari, sigurim… janë vetëm disa nga profilet për kuadër për të cilat janë shpallur konkurse nga subjekte të vendit, njofton Koha. Gjithë këto shpallje janë publike dhe kushdo që është i interesuar mund ti sheh në ueb sajtin e Agjencisë për punësim të Maqedonisë www.avrm.gov.mk. Në këtë ueb faqe vazhdimisht azhurohen të dhënat dhe qytetarët nëpërmjet saj mund të njoftohen me të gjitha vendet e lira të punës për të cilat është shpallur konkurs nga ana e kompanive.