Grupi humanitar nga Struga, “DHURO MIRËSI” kauza e të cilëve është të kontribuojnë për njerëzit në nevojë, organizon aktivitete të ndryshme për të mbledhur fonde.. Aktiviteti i parë, që ishte një parti në “Bar Caffe Relax”, nga ku u grumbulluan 500 euro, ishte për familjen e Zahid Jusufoski nga Belica e Strugës, të cilët po përjetojnë vështirësi shëndetësore dhe financiare..Grupi sot ju dërgoi ushqime bashkë me fondin..
Kontributorët e këtij organizimi janë: Internacional University Of Struga, Valon Qyra, Guximtar Rushani, Foto Korca, Besnik Xhaferri, dhe grupi i cili përbëhet nga: Brunilda Hasko, Xhesina Boja, Alda Bori, Redona Ruci, Leonard Greca, Erjol Novaku..
Gjithashtu, kërkojmë mbështetje për të vazhduar udhëtimin tonë, dhe të dhurojmë mirësi kujtdo që ka nevojë.
(Grupi humanitar nga Struga “DHURO MIRËSI”)