Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStrugani Bekim Tateshi është emri më i përfolur si ministër i ri...

Strugani Bekim Tateshi është emri më i përfolur si ministër i ri shëndetësie

Bekim Tateshi është emri më i përfolur si ministër i ri shëndetësie. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se përveç tij, emri tjetër në kombinim për postin e ministrit është edhe Fatmir Mexhit nga Gostivari.
Bekim Tateshi për TV21 deklaroi se është njëri prej favoritët për të qenë ministër i shëndetësisë.

“Fjalën e fundit pritet që ta thotë kryetari i partisë Ziadin Sela dhe kjo do të jetë shumë shpejtë gjatë ditëve në vijim”, tha Bekim Tateshi, Aleanca për Shqiptarët.
Edhe Fatmir Mexhiti thotë se fjalën përfundimtare për zgjedhjen e ministrit në vend në Arben Taravarit do ta ketë kryesia e partisë së aleancës për shqiptarët.

“Asgjë nuk mund të them që është zyrtare, do ta presim që organet partiake të vendosin”, u shpreh Mexhiti.

Përderisa Alenaca për Shqiptarët mendohet se kush do të jetë ministër i ardhshëm në dikasterin e shëndetësisë, Tateshi dhe Mexhiti do të presim dhe disa ditë. Njëri është nga Struga, punon si oftamolog, ndërsa tjetri vjen nga Gostivari dhe punon në Klinikën e Neurologjisë në Shkup.

Ndërkaq Arben Taravari kreu detyrën e tij si ministër vetëm 4 muaj, duke këmbyer këtë pozitë me kreun e Komunës së Gostivarit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!