MPB ka dalë edhe me njoftim zyrtar lidhur me personin nga Haraçina, i cili u arrestua dje para gjykatës me “dinamit”, deri sa zhvillohej seanca gjyqësore në të cilën u shqiptuan dënimet kundër pjesëtarëe të Grupit të Kumanovës.
Sipas policisë, personi i arrestuar është E.I. nga Haraçina, i moshës 57 vjeçare nga Haraçina, shkruan Gazeta Lajm. “Ai është arrestuar nga policia për shkak se janë gjetur gjëra që i përngjajnë eksplozivit. Pas ekspertizës është konstatuar se bëhet fjalë për mjete piroteknike (petarda)”, njoftoi policia.
Me ekspertizë grafologjike është konstatuar poashtu se personi i arrestuar E.I. është autor i një letre anonime me përmbajtje kërcënuese. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër E.I. do të ngritet padi adekuate, njoftoi policia.