Arsimtarëve të shkollave fillore, profesorëve të shkollave të mesme si dhe të punësuarve nëpër çerdhe do tu rriten pagat për 5%, paralajmëroi ministri i financave Dragan Tovdovski. Gjithashtu do të rriten edhe pagat e mjekëve dhe motrave medicinave. Kjo rritje parashihet në Buxhetin e vitit 2018, që kap shumë në vlerë prej 3.44 miliard euro. Kështu që, nëse një edukatore në çerdhe ka marrë pagë prej 18.000 denarësh, paga e saj do të rritet për 900 denarë, njofton Koha. Për pagat u përgjigj se tashmë po ndërmerren masa për rritjen e nivelit të përgjithshëm të pagave me rritje të pagës minimale, ndërsa se vitin e ardhshëm do të ketë rritje në atë që bazohet shoqëria gjegjësisht në arsim dhe shëndetësi.
Sipas tij, me rritjen ekonomike do të kontribuohet edhe drejt rritjes së pagave në të gjithë sektorët. Për mundësinë për pagesën e K-15 tha se nuk janë paraparë mjete në Propozim-buxhetin për vitin 2018, por nëse krijohen kushte mund të bëhet me ribalancin