Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAhmeti dhe Thaçi u takuan dje në Strugë, ja çfarë biseduan

Ahmeti dhe Thaçi u takuan dje në Strugë, ja çfarë biseduan

Ahmeti dhe Thaçi takohen në Strugë, çka po zihet?!
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka takuar të enjten pasdite në Strugë liderin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, mëson KDP.

Burime të larta nga të dyja partitë, duke folur me kusht anonimiteti me KDP-në, e konfirmuan takimin duke mos dhënë shumë detaje nëse është arritur ndonjë marrëveshje për përfshirjen e PDSH-së në koalicionin qeverisës.

Partia e Thaçit ka dy deputetë dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kishte lidhur një marrëveshje me BDI-në e Ahmetit për përkrahje të ndërsjellë të kandidatëve për kryetarë komunash.

Kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq, paralajmëroi gjatë se të shtunën dhe të dielën do të tentojë të bisedojë edhe një herë me liderin e Aleancës për Shqiptarët (ASH) Zijadin Sela, me qëllim që të definohet pozicioni i kësaj partie nëse do të mbetet në qeveri apo do të kalojë në opozitë.

ASH në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale shkoi në koalicion me partinë opozitare BESA, kurse në disa komuna ky koalicion u përkrah edhe nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit. Kjo lëvizje e ASH-së shkaktoi reagime te dy partnerët tjerë të koalicionit qeverisës – LSDM dhe BDI – të cilat me forca të bashkuara në raundin e dytë arritën të fitojnë edhe Strugën, ku për kundërkandidat kishin pikërisht Zijadin Selën. /KDP

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!