Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionDeklaratë publike nga Organizata Rinore pranë Unionit GjithëShqiptarë, “ Vëllazërimi Ynë”

Deklaratë publike nga Organizata Rinore pranë Unionit GjithëShqiptarë, “ Vëllazërimi Ynë”

Deklaratë publike
Nga Organizata Rinore pranë Unionit GjithëShqiptarë “ Vëllazërimi Ynë”
Falenderojmë, në rradhë të parë familjarët e të dënuarve në rastin e ashtuquajtur “Grupi i Kumanovës”, të gjithë pjesëmarrësit si dhe disa organizata joqeveritare që ju përgjigjen thirrjes tonë për mbajtjen e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, sot më datë 05.11.2017. Protesta kishte për qëllim hedhjen poshtë të vendimit kriminal të një gjykate kriminale të Shkupit, e cila më datë 02.11.2017, u shqiptoi dënimet maksimale nga 12 vjet deri në burgim të përjetshëm shqiptarëve të pafajshëm, të cilët janë dhe do mbesin simboli i Çlirimit Kombëtar Shqiptarë.
Me gjithë ndërhyrjen antikombëtare të partive politike dhe të disa liderëve të tyre, që të dështoi protesta e sotme, populli për aq sa ishte në numër, i tregoi pushtuesit grushtin dhe gadishmërinë e vet për të mbrojtur edhe me mjete tjera dinjitetin, nderin dhe lirinë e këtij vendi.
Mbi transparentet kryesore: “Liri Çlirimtarëve-Pranga Kriminelëve”, “Pa Drejtësi nuk ka Shtet” etj, etj, dominonte kënga : Besa-Besë, parulla UÇK-UÇK, Rroftë Shqipëria, etj.
Zëdhënës i Unionit Gjithëshqiptarë “Vëllazërimi Ynë”

Medai Shaholli
Bruksel
05.11.2017

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!