Nga KSHZ-ja e hodhën poshtë edhe ankesën e Aleancës për Shqiptarët për në Strugë, në të cilën vërtetohej se ka pasur votim në grupe, por edhe në kutitë e votimit ka pasur fleta të votimit më shumë.Si dëshmi për këto pohime përfaqësuesi nga ASH-ja e Ziadin Selës dorëzoi deklaratë të një qytetari të notarizuar në noter, kurse e dorëzuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Strugë pas votimit si dëshmitar në votim grupor, transmeton Zhurnal.
Anëtarët e KSHZ-së, dyshuan se me këtë deklaratë të njejtë në të njejtën kohë është dhënë në 13 ankesat e kësaj partie dhe nga i njejti person.
Dhe konstatuan se personi i njejtë praktikisht ishte në 13 vende në të njejtën kohë ku fizikisht është e pamundshme.
Partitë kanë 24 orë mundësi pas marrjes së vendimeve nga KSHZ-ja të dorëzojnë padi në Gjykatën Administrative.