Thursday, May 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriNga aksidenti humb jetën një vajzë e re

Nga aksidenti humb jetën një vajzë e re

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze të re dhe ka plagosur një tjetër. Ngjarja e rëndë u regjistrua sot, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos-Fier.

Një automjet tip Mercedez, me targa AA551 OB, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar përmbys në një kanal.

Përplasja, në Kthesën e Patosit, rezultoi fatale për një vajzë 23-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur.

Për pasojë, mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i identifikuar vetëm me inicialet, T.E, 27 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë shkak i aksidentit. /Telegrafi/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments