Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev do t’i paguaj 125 mijë euro për reklama dhe propagandë...

Zoran Zaev do t’i paguaj 125 mijë euro për reklama dhe propagandë TV Sitel-it

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, për një periudhë prej 14 deri 27 tetor LSDM-ja ka harxhuar 171.181 euro, ndërsa ka pasur të ardhura një shumë prej 176.597 euro, transmeton gazeta Lajm.

Sipas raportit të tretë financiar të zgjedhjeve lokale ka kursim prej 5.416 euro”, shkruan Fokus.

Nëpërmjet donacioneve të personave fizik partia ka grumbulluar 37.335 euro, ndërsa firmat 2.400 euro. Në mesin e donatorëve u lajmëruan edhe kryetarët e zgjedhur dhe këshilltarët si Sasha Bogdanoviç dhe Jon Frçkovski.

Më shumë para në rrethin e dytë socialdemokratët kanë harxhuar për reklamë dhe propagandë, ose 141.623 euro.

Partia më shumë para i ka dhënë për reklama në TV Sitel ose 125.726.

Këtij televizioni LSDM-ja i ka mbetur borxh për mjete të papaguara në shumë prej 88.008 euro. Për blerjen e hapësirës së reklamës Tellma ka marrë nga partia 80.606 euro ndërsa TV Orbis 1.745 euro.

Ato janë faturat më të mëdha e partisë për televizionet. Në mesin e transmetuesit ku janë reklamuar kandidatët e LSDM-së janë: TV Era, Shutel dhe Kis.

Prej medieve të internetit partia ka bërë reklamë në Time.mk ku për reklama dhe propaganda ka paguar 4.720, Plusinfo,A1ON, Press24 dhe Ohrid24.

Prej portaleve në rrethin e dytë gjatë fushatës zgjedhore më shumë para i është paguar portalit Brif.mk 1.671 euro./LAJMPRESS

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!