Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa cilat vota e kane përcaktuar fituesin ne Strugë, Tetovë dhe Çair

Ja cilat vota e kane përcaktuar fituesin ne Strugë, Tetovë dhe Çair

Rreth pesë për qind është numri i votave të pavlefshme në komunat e Tetovës, Strugës dhe Çairit në rrethin e dytë zgjedhor.
Për shembull, në komunën e Tetovës, dallimi mes Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit është 1.000 vota, kurse numri i votave të pavlefshme është diku rreth dy mijë vota, respektivisht 4.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votave.

Në Strugë rreth 4 për qind e numrit të përgjithshëm të votave, respektivisht më shumë se 1.000 vota kanë rezultuar të pavlefshme, kurse dallimi mes Ramiz Merkos dhe Zijadin Selës është më i vogël se 800 vota.

Në Çair numri i votave të pavlefshme është pesë fish më i madh se sa dallimi mes dy kandidatëve. Vota të pavlefshme në këtë komunë janë shpallur 3.5 për qind, respektivisht rreth 1.100 vota, kurse dallimi mes Visar Ganiut dhe Zeqirja Ibrahimit është 200 vota.
Pas çdo cikli zgjedhor, nëpër vendvotime paraqiten fleta ta pavlefshme, mirëpo do të mbetet mister se si u shënua numër rekord i votave të pavlefshme pikërisht në Tetovë, Strugë dhe Çair.lajmpress.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!