Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Llaushë të Skënderajt.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Policia e Kosovës.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Ndërkohë që në momentin e aksidentit i riu i moshës rreth 25 vjeçare kishte qenë duke punuar.
“Shembja e dheut dyshohet ka qenë shkaktare. Ai në kohën e incidentit ka qenë duke punuar. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet”, ka thënë për Express zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.