Gjendet vajza e rrembyer,arrestohet autori
Një vajzë me nënshtetësi gjermane u rrëmbye mbrëmjen e së dielës nga një person, i identifikuar si Hamdi Berisha. Vajza Katerina Erektel, 27 vjeç u gjet rreth 1 orë pas rrëmbimit, ndërsa u vu në pranga edhe autori.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në zonën e Unazës së Re, kur Hamdi Berisha rrëmbeu vajzën dhe me forcë e futi në mjetin me tip Hondai me targa TR 1613 U.
Disa minuta më vonë policia gjeti të braktisur makinën në afërsi të Urës së Limuthit.
Ndërkaq autori dhe vajza janë marrë në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.