Sot me fillim në orën 19:00 u zhvillua kuvendi zgjedhor i Lëvizjes për reforma në PDSH në nëndegën e Oktisit.
Të pranishëm në kuvend ishin kryetari aktual i degës, Syrija Rashidi si dhe Kryetari i Komunës së Strugës e njëkohësisht inicuesi i Lëvizjes për reforma në PDSh, Ziadin Sela.
Kryetati i Degës, Syrija Rashidi sqaroi të pranishmit për procedurat dhe detajet se si do të arrihet deri te Kongredi i VI i rregullt i PDSH-së, kurse promotori i Lëvizjes për reforma në PDSh u ndal te momenti i rëndësishëm politik , në të cilin ndodhemi. Të shumtë ne numër dhe në atmosferë demokratike për Kryetar të Nëndegës u zgjodh Bajram Sulejmanoski, kurse për kuvendarë Dalip Tairoski dhe Fahrudin Shainoski.
Komisioni për Informim Lëvizja për reforma në PDSH
01.03.2015