U zgjodhën strukturat e Lëvizjes në Belicë
Nën prezencën e Kryetarit aktual të degës së PDSH-së në Strugë, Syrja Rashiti dhe Kryetarit të Komunës së Strugës, Ziadin Sela u zhvillua sot Kuvendi Zgjedhor në nëndegën e Belicës.
Kuvendi u zhvillua në vazhdën e procesit të zgjedhjeve brenda partiake për organizimin e Kongresit të VI-të dhe të rregullt të PDSH-së, që do të mbahet më 21 dhe 22 Mars të këtij viti.
Për Kryetar të nëndegës së Lëvizjes në Belicë, u zgjodh Veap Ajdari, ndërsa për kuvendar Alil Roçi.
Para të pranishmëve me fjalë rasti u drejtua Kryetari i degës, Syrja Rashiti, i cili elaboroi në detaje procesin zgjedhor dhe çështjet procedurale të këtij procesi deri në mbajtjen e Kongresit. Ndërsa iniciatori i Lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Sela sqaroi para të pranishmëve hapat që do të marrë kjo Lëvizje pas Kongresit dhe sqaroi nevojën urgjente për reformim jo vetëm të PDSH-së, por edhe gjithë skenës politike shqiptare, pasi siç thotë ai ka ardhur koha që Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi të shkojnë në pension.
Komisioni për Informim Lëvizja për Reforma – Partia Demokratike Shqiptare Dega Strugë