Brenda një muaji fillon ndërtimi i kompleksit banesor “Cosmos” që pushteti e rrëzoi para tre vjet e gjysmë. Pronari Fijat Canovski nuk heq dorë dhe shpjegon se leja e ndërtimit ka afat edhe 10 muaj.
“Leja ka afat pesë vite. Ne kemi edhe 10 muaj që të fillojmë ndërtimet dhe në këtë afat të jetë gati madje edhe karabinaja. Nëse bashkëngjitet edhe ndonjë investitor i huaj, leja vazhdohet për 5 vjet të tjera. Por, unë nuk do të pres aq gjatë. Muajin e ardhshëm do filloj me ndërtimet dhe nga Viti i Ri, për aq kohë sa leja është e vlefshme, ndërtesa mund të përmbyllet deri në fazën e karabinasë. Kemi paguar detyrimet komunale prej 5 milion e 170 mijë eurosh ndaj qytetit dhe komunës. Edhe pse deri tani ata duhej ta kishin përfunduar bulevardin dhe rrugët, ende nuk kanë filluar. Por, nëse nuk i përfundojnë, unë me fonde personale do ta përfundoj bulevardin dhe rrugët, dhe në fund do t’u dorëzoj faturën”, tha Fijat Canovski, biznesmen.
Canovski thotë se aktualisht autoritetet kanë bërë ndryshime planesh urbanistike. Tani, në këtë rajon nuk mund të ndërtohen objekte aq të larta sa kishte marrë edhe lejen për objektin “Kosmos”.
“Nëse nuk fillojmë ndërtimin, kam të dhëna se atje është bërë lartësia 5 plus dy dhe nuk paguhet që të ndërtohet në këtë rast”, deklaroi Fijat Canovski, bisnesmen.
Megjithatë, nga Ministria e Transportit pohojnë se sipas të dhënave nga komuna e Gazi Babës, për momentin nuk ka ndryshim të Planit të detajuar urbanistik. Për “Kosmos” ka leje për ndërtim dhe mund të ndërtohet pas përfundimit të procedurës. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski për më shumë detaje thotë të drejtoheni në komunën e Gazi Babës.
“Do të them në përgjithësi, sipas Ligjit për planifikim hapësinor dhe Ligjit për ndërtim, një objekt ndërtohet sipas planit ekzistues urbanistik, për detaje ju lutem të drejtoheni në komunën e Gazi Babës sepse komunat janë ato që i miratojnë Planet e detajuara urbanistike”, u shpreh Mile Janakievski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Megjithë pohimeve të autoriteteve se rrëzimi i objektit “Kosmos” ka qenë sipas të gjitha procedurave ligjore, Canovski pohon se shembja është bërë për arsye politike. Dëshmi, sipas tij, është që komuna Gazi Babë nuk ua ka dhënë të gjithë planimetrinë e nevojshme për ndërtimin e objektit. Canovski kërkon dëmshpërblim prej 65 milion eurosh në Strasburg ndërsa së shpejti pret aktvendimin. Ai e thotë pushtetit se bëri gabim të madh, ndaj të ndryshoj sjellje me biznesmenët vendas. As ministri Mile Janakievski e as kryeministri Nikolla Gruevski nuk duan të flasin për autenticitetin e zërit në bisedat telefonike që i publikoi opozita, ku ata komentojnë urdhra për prishjen e objektit.