Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca: Emigrantët vijnë për të votuar në vendlindje, Ziadin Sela i shkruan...

Aleanca: Emigrantët vijnë për të votuar në vendlindje, Ziadin Sela i shkruan letër falenderimi secilit

Ballkani gjithmonë i zëshëm për beteja politike, të cilat zhvillohen shpesh herë larg moralit dhe vetë ligjit mbetet një gadishull emocional, përsa i përket zhvillimeve elektorale.

Nga Maqedonia e afërt jo vetëm gjeografikisht, por mbi të gjitha sepse një pjesë e madhe e popullsisë së këtij shteti përbëhet nga shqiptarë, vjen një fakt interesant.

Këtë të dielë aty zhvillohet raundi final i zgjedhjeve vendore. Në Strugë kandidon Ziadin Sela, i cili është njëkohësisht dhe Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, një grupim politik, i cili duket se është më i favorizuari nga populli dhe se ka bashkuar më në fund shqiptarët shpesh herë hatërmbetur ndaj njëri-tjetrit.

Për të mbështetur Sela në kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Strugës kanë ardhur mijëra emigrantë shqiptarë. Sela ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i falenderuar dhe arsyetuar të gjithë këta njerëz që kanë lënë punën për të ardhur për të votuar. Ai ka shkruar një letër, e cila është e përkthyer në gjermanisht dhe anglisht e që ju drejtohet punëdhënësëve zviceranë, gjermanë, austriakë, amerikanë e kudo që shqiptarët punojnë. Këtë letër ia ka dorëzuar çdo emigranti në mënyrë të personalizuar. Ja se çfarë shkruan Sela në letrën e tij:

“Të nderuar zotërinj

Në dorën tuaj keni një letër që vjen nga Ballkani jo dhe aq i largët por shumë i ndryshëm nga vendi juaj atje. Ju shkruajmë nga qyteti i Strugës.

Ju lutem të kuptoni mungesën e z/znj

Ata kanë qënë këtu sepse vendlindja e tyre ka pasur nevojë për ta. Për fat të keq në shtetin tonë votimet nuk bëhen me postë, por duhet patjetër që votuesi të jetë fizikisht. Këta bij të mirë zgjodhën që në këtë ditë të thonë fjalën e tyre si një dëshmi lirie, demokracie dhe dashurie për tokën që i lindi dhe ende nuk ka kushtet t’i mbajë.

Faleminderit që kujdeseni për t’i dhënë bijve tanë atë përkujdesje që ne ende na duhet shumë kohë për ta arritur!

Jemi të sigurtë që ju do kuptoni këtë gjest të tyre si një akt patriotizmi pasi jemi po aq të sigurtë që ju dini se sa shumë duhet vendi ku ke lindur!

Sinqerisht

Ziadin Sela

Deputeti i parlamentit të Maqedonisë

Kandidat për Kryetar të Komunës së Strugës”

Duket se kjo është një sjellje politike e ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim deri tani. Shpresojmë që politikanë të tillë si Sela t’i shtohen Ballkanit që më në fund dhe ne të mos jemi zhurmues fatkeq e përsëritës.
(Aleanca për Shqiptarët)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!