Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa pse po vdesin foshnjat e sapolindura në Maqedoni

Ja pse po vdesin foshnjat e sapolindura në Maqedoni

Shëndetësia cilësore mes të tjerash nënkupton edhe përqindjen e ulët të vdekshmërisë të së sapolindurve. Numri i lartë i të sapolindurve që vdesin, viteve të fundit, ndërsa posaçërisht sivjet në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup alarmon se është e domosdoshme ndërmarrje urgjente e masave esenciale, në drejtim të qasjes sistematike dhe zgjidhjes së këtij problemi shëndetësor. Arsye për vdekshmëri të të sapolindurve, të cilin e kemi problemin më të madh, nuk janë vetëm faktorët mjekësor, por edhe infrastrukturor, thotë drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, dr. Viktoria Jovanovska. Klinika, sipas saj, ka kapacitet të pamjaftueshëm hapësinor dhe është ndërtuar që në të të mund të realizohen nga 3.500 deri në 4.000 lindje, ndërsa realisht realizohen edhe nga 6.000 lindje, ndërsa ka edhe mungesë, si edhe pajisje e amortizuar, mbingarkim të kujdesit intensiv në Klinikë dhe numër të pamjaftueshëm të anesteziologëve, pediatërve, neonatologëve, intenzivistëve….

“Paraprakisht nuk i kishim të qasshme numrat për vdekshmërinë dhe ne në fakt nuk ishim të informuar se për çfarë numri bëhet fjalë. Alarmante është vdekshmëria e madhe e të sapolindurve, ndërsa ndoshta nuk kemi pasur kushte adekuate për shkak se kemi pasur më pak kuadro, mbingarkim të kujdesit intensiv, i cili ka kapacitet për 22 deri në 25 të sapolindur, ndërsa numri në nivele ditore lëviz nga 45 deri në 50 të sapolindur. Kjo paraqet problemin tonë më të madh”, theksoi Jovanovska. Për lindje të parakohshme, pacientet nga i gjithë shteti dërgohen në KGJO. “Përpara mendohej se të foshnjat e lindura para kohe me nga 500, 600 gramë nuk do të mbijetojnë dhe ato kanë mbetur nëpër institucionet amë, megjithatë tani njerëzit janë të informuar, kërkojnë ndihmë dhe të gjithë lindjet e parakohshme ndodhin në Klinikë, thotë Jovanovska. Sipas saj, për shkak të kësaj ndoshta numri i të sapolindurve para kohe që vdesin është aq i madh dhe frapant.

“Duhet të bëjmë gjithçka që kjo shifër të jetë më e vogël. Në këtë shifër janë përfshirë të sapolindurit nga java e 22-të e gjestacionit, më tej deri në javën e 36-të të gjestacionit. Nga java e 22-të deri në javën e 25-të ose 26-të, madje pothuajse edhe kudo qoftë në botë nuk kanë shanse të mëdha edhe të mbijetojnë do të mbeten me shumë pasoja”, thotë Jovanovska. Për gjendjen e gjetur alarmante në Klinikë ajo i referohet Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) që të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm inspektues, që të jepen afate sipas të cilëve do t’u përmbahen dhe do të munden ligjërisht në mënyrë intervente të veprojnë dhe me procedurë urgjente ta furnizojnë pajisjen e domosdoshme. Nga ISHSSH informojnë se pas parregullsive të konfirmuara më 12 tetor është dhënë vendim dhe drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji është e obliguar menjëherë të fillojë me realizimin e tij.

“Afati për sanim të konstruksionit të çatisë dhe për sanim të instalimit që është për termo-rregullim – ngrohje dhe ftohje kërkon periudhë më të gjatë kohore, për shkak se ato janë intervenime të mëdha teknike. Kjo procedurë është afatgjate dhe është theksuar afat kohor prej gjashtë muajsh. Për zgjidhje të mangësive të tjera, të përmendura në vendim, afatet janë nga 20 ditë, si dhe nga një deri në gjashtë muaj. Kështu për shembull, për rregullim të kushteve kadrovike afati është një muaj, kushtet hapësinore aspak nuk mund të ndryshojnë në kuadër të kësaj ndërtese në të cilën janë vendosur. Për problemet e përmendura në laboratorin citologjik dhe për furnizim të çarçafëve spitalorë…afati është deri në tre muaj”, thotë drejtoresha e ISHSSH-së, Irina Sotirova Buhova. Nga ISHSSH-ja thonë se kanë komunikim intensiv me Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë. Përveç kontrolleve të rregullta inspektuese të cilët janë në interval kohor prej tre muajsh për shkak të infeksioneve intrahospitale, ata do të kenë edhe bashkëpunim të ngushtë, që do të thotë kontrollin e tyre inspektues në Klinikë do të jetë më intensiv.

“Në përgjithësi paralajmëron shifra për vdekshmërinë e të sapolindurve. Është shifër shumë e lartë dhe është pasqyrim i drejtpërdrejt i sistemit shëndetësor në një shtet. Janë të fokusuar të gjithë të cilët janë kompetent në këtë sferë, të intervenohet dhe sa më shpejt të fillohet të shihen rezultatet nga intervenimet e realizuara”, shtoi Sotirova Buhova. Janë furnizuar 25 inkubatorë të rinj, ndërsa do të ketë edhe 15 aspiratorë dhe 15 monitorë. Brenda një jave do të arrijnë 25 inkubatorë prej të cilëve 16 do të dedikohen për kujdes intensiv në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ndërsa një do të jetë donacion nga ndërmarrja gjermane “Dreger”. Inkubatorët e tjerë do të dedikohen për spitalet e tjera gjinekologjike në vend. Janë furnizuar dy sterilizatorë, ndërsa është paraparë edhe furnizimi i një deri dy aparateve për hemokulturë (për caktimin e infektimit në gjak të foshnjës përkatësisht për gjendje septike). Do të sigurohen 15 aspiratorë dhe 15 monitorë, theksoi Jovanovska. Lidhur me atë se kur do të zgjidhet problemi me sistemin për ventilim të Klinikës, sqaroi se kanë afat prej gjashtë muajve dhe tashmë po bisedojnë me ndërmarrje të cilat kanë përvojë me pajisjen e disa spitaleve. Laboratorin biokimik nga hapësirat e bodrumit e zhvendosën në katin përdhes dhe për një javë duhet të rregullohet komplet.

Gjithashtu para skadimit të afatit (31 tetor) të vendosur nga ISHSSH, në Klinikë tashmë është formuar Komisioni për infektime intrahospitalore. Çarçafë dhe pizhame do të sigurohen përmes donacionit nga disa ndërmarrje, do të ketë rafte të reja për ruajtjen e çarçafëve të pastër, ndërsa po bisedohet edhe për sanimin e dyshemeve të dëmtuara. Përmes Ambasadës japoneze kanë aplikuar për grant për sigurim të krevatëve elektrik, sepse ka paciente të cilat gjatë kohë qëndrojnë në Klinikë. Vite të tëra kanë pritur fëmijë, kanë pasur një, dy, tre in-vitro dhe në fund duhet të qëndrojnë një muaj -dy, në mënyrë që foshnjat e tyre të jenë me peshë adekuate, e cila do të garantonte mbijetimin e tyre. Por, sipas saj, shumë punë të cilat është dashur të bëhen në të kaluarën nuk janë bërë.

KUJDESI INTENSIV SI NJËSI E POSAÇME MES KGJO DHE KLINIKËS PËR FËMIJË

Lidhur me mbingarkimin e kujdesit intensiv me të lindurit para kohe, Jovanovska theksoi se për atë është i e nevojshme zgjidhja sistematike në nivel të Qeverisë dhe në nivel të Ministrisë. Në drejtim të zgjidhjes afatgjate të problemit me të lindurit para kohe të cilët janë vendosur në kujdes intensiv të Klinikës, po përgatitet elaborat në bashkëpunim me Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Qëllimi është repartet intensive të Klinikës së fëmijëve dhe të KGJO të mund të bashkëpunojnë më ngushtë, të sigurohet hapësirë ku do të vendoset kujdesi intensiv dhe do të jetë si një njësi e posaçme mes dy klinikave, ndoshta në vendin ku ndodhej ndërtesa e vjetër e gjinekologjisë.

Lidhur me atë se përse paraprakisht nuk janë ndërmarrë hapa për rregullim të problemeve të Klinikës, ajo sqaroi se “e tillë në përgjithësi ishte politika, të thuhet vetëm se diçka po bëhet në shëndetësi, se po furnizohen kush e di se çfarë aparate të shtrenjta të cilët ndoshta për ne edhe nuk janë aq të nevojshëm, nuk e di se si Qeveria e kaluar promovonte politikë publike dhe fushata për familje me shumë fëmijë pa u zgjidhur problemi i infrastrukturës”. “Përfundon kontrata për sigurim të KGJO, e cila na kushtoi rreth 4,8 milionë denarë, do të thotë rreth 80.000 euro në vit, mjete me të cilat do të furnizohemi me aparaturë, do t’i ripërtërijmë krevatet, do t’i modernizojmë dhomat ku qëndrojnë pacientet. Planifikojmë përgatitjen e arkivit elektronik dhe furnizim të softuerit në mënyrë që të mos paguajmë për ruajtjen e dokumentacionit. Do të thotë disa shpenzime do t’i ulim sepse kemi buxhet të kufizuar, diçka edhe do të na rritet. Edhe Qeveria edhe Ministria e Shëndetësisë kanë sens të madh për Klinikën, sepse përfundimisht filluam të flasim, filluam të themi se kemi probleme. Ministria dhe Qeveria janë në disponim të ndihmojnë, sepse për të gjithë është e qartë se për shëndetësi cilësore mund të flitet atëherë kur do ta ulim përqindjen e vdekshmërisë perinatale”, shtoi Jovanovska.

PAS ZGJEDHJEVE DO TË KETË MUNDËSI TË PUNËSOHET KUADRO NË KGJO

“Parashtruam kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë për punësimin e pesë anesteziologëve, pesë pediatreve, 20 infermiereve dhe mamive dhe 20 infermierëve”, thotë Jovanovska.

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë se bëhen përpjekje për sigurimin e pajisjes mjekësore dhe përforcimin kuadrovik. Ata tërësisht janë të përkushtuar të ndihmojnë në bashkëpunimin me menaxhimin e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, ndërsa kanë edhe thirrje të hapur për marrjen e pediatreve, anesteziologëve, gjinekologëve në drejtim të rritjes sa më të shpejtë të kapacitetit kuadrovik. “Paralajmëruam se deri në vitin 2021 do t’ua rrisim pagat mjekëve specialistë dhe t’i motivojmë mjekët që të kthehen sërish në institucionet publike shëndetësore. Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale tani më i kemi të dhënat nga nevojat e shumë IPSH-ve dhe do të fillojmë me këtë. Specializimet zgjasin shumë, nëse nuk i kemi në treg, do të punësojmë mjekë pa specializim, por duhet katër-pesë vjet të presim derisa ata të bëhen specialistë dhe edhe disa vjet derisa të bëhen me përvojë. Ndërkohë do të kalojmë me këta. Me të vërtetë mjekët do të jenë të mbingarkuar, do të punojmë pak më shumë, megjithatë, kemi detyrë humane për të ndihmuar”, thotë zëvendësministri i Shëndetësisë Goce Çakarovski.

Ekonomikisht nuk jemi shtet shumë i fuqishëm, theksoi Çakarovski, për të marrë mjekë dhe duhet të mbështetemi te mjekët tanë. Sipas tij, mjekët tani janë cilësorë, mirë të arsimuar, mund të përgjigjen në sfida, megjithatë duhet t’i kushtohet vëmendje kushteve të punës. Theksoi se duhet të jepet llogari çka me foshnjat e lindura para kohe në javën e 26-të deri në të 30-të dhe si spitalet e lindjes të përforcohen teknikisht, në infrastrukturë dhe në kuadër, që të zvogëlohet përqindja e vdekshmëria perinatale.

“Midis foshnjave të vdekura të sapolindura ka edhe foshnja me anomali inkopatibilë për jetë. Kemi dhënë për detyrë të bëhen analiza në kuptimin të tregojnë sa nga ata janë me anomali inkopatibile, nëse mund ta vlerësojnë arsyen për lindje e parakohshme. Si Ministri dhe si Qeveri qëndrojmë në dispozicion t’ju dalim në ndihmë dhe gjithçka që kërkojnë ne ta bëjmë. Mendojmë që projektin për bankë të qumështit të gjirit ta vazhdojmë, të furnizojmë pasterizator, ta shfrytëzojmë atë hapësirë që atje është paraparë me qëllim që të mos ndodhin punë të tilla. Jo se në të ardhmen nuk do të na ndodhin, megjithatë, numri i tyre të jetë më i vogël”, theksoi Çakarovski. Në ndërkohë, e qara e të sapolindurve të cilët vijnë në këtë botë në Gjinekologji ende paralajmëron se secilit duhet t’i jepet shans për jetë. (mia.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!