Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë rrethin e dytë do të votohet në 1.517 vendvotime në 35...

Në rrethin e dytë do të votohet në 1.517 vendvotime në 35 komuna

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të zbatohet në 1.517 vendvotime në 35 komuna, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.

Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në rrethin e dytë do të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24, pas çka vijon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në përfundimin e zgjedhjeve në orë 19 më 29 tetor.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale është zgjedhur kryetari i Qytetit të Shkupit dhe të 45 komunave.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments