NE GJENDJE TE RENDE DISA EMIGRANTE QE KALONIN NEPER SERBI
40 persona janë lënduar, 20 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit në rrugën afër fshatit Donje Krajince, rrugës për në qytetin serb të Nishit.
Fjala është për një fugon me emigrantë që ilegalisht kanë hyrë në Serbi, dhe mesiguri kanë qenë rrugës për në Hungari.
Sipas informacioneve të para të publikuara nga mediat serbe, fjala është për emigrantë nga Nigeria, Bangladeshi dhe Siria, ndërsa fatmirësisht nuk përmendet asnjë kosovar, transmeton Indeksonline.
Pesë prej emigrantëve që kanë qenë në furgon janë në rrezik për jetën, ndërsa fjala është për dëmtimin e shtyllës kurrizore dhe gjakderdhje në tru.
Në Spitalin e Leskovcit sipas mediave serbe, transmeton Indeksonline, thonë se një aksident të tillë nuk e kanë përjetuar asnjëherë.
“Ende nuk dihet sakt numri i personave që kanë qenë në furgon, ndërsa të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin e komunës së Leskovcit dhe në Qendrën Klinike të Nishit”, thuhet në policinë e Leskovcit.