Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaErdogani – Obamës: Pse hesht?

Erdogani – Obamës: Pse hesht?

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama për heshtjen e tij mbi vrasjen e tre studentëve myslimanë në Amerikë dy ditë më parë.

Ai tha se politikanët janë përgjegjës për ngjarjet në shtetet e tyre dhe duhet të mbanin qëndrim.

Duke folur nga Meksika ku ishte për një vizitë zyrtare, Erdogani kritikoi Obamën, Sekretarin e Shtetit Xhon Kerri dhe zëvendëspresidentin Xho Bajden se pse nuk kanë bërë asnjë deklaratë për vrasjen e tre studentëve myslimanë.

“Në qoftë se qëndroni në heshtje kur përballeni me një incident të tillë dhe nuk bëni ndonjë deklaratë, bota do të jetë e heshtur ndaj jush. Si politikan, ne jemi përgjegjës për çdo gjë që ndodh në vendet tona dhe ne duhet të tregojmë qëndrimin tonë”, tha ai.stMë shumë se 5000 njerëz morën pjesë në funeralin e

studentëve që u qëlluan për vdekje në Chapel Hill, Kaliforninë e Veriut.

Policia akoma po merret me investigimin e motiveve, ndërsa familjarët mendojnë se është një krim urrejtjeje.

Sipas indikacioneve të para të policisë, vrasësi Craig Hicks, ka vepruar pas një grindjeje në parking.

Një prokuror i qarkut tha të mërkurën se nuk prova se viktimat, Deah Shabby Barakat, bashkëshortja Yusor Mohammad dhe motra e saj Razan, janë sulmual për shkak të besimit të tyre.

Megjithatë, shefi i policisë lokale tha se do të hetonin çdo rrugë, përfshi edhe mundësinë e krimit të urrejtjes.Si besimtar i devotshëm mysliman, Erdogan ka qenë gjithnjë kritik ndaj trajtimit të myslimanëve që jetojnë në shoqëritë perëndimore.

Marrëdhëniet e tij me administratën “Obama” kanë pësuar një tkurrje kohët e fundit për shkak të konfliktit në Siri dhe Irak.

Megjithëse Turqia dhe ShBA-ja janë aleate në fushatën ushtarake kundër militantëve të ISIS-it, ato kanë dallime në taktikat e përdorura muajt e fundit shenjë kjo e mosunintetit të aleancës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!