Parlamenti italian është shndërruar në arenë përplasjesh fizike mes deputetëve. Në rrahje u përfshinë deputetët e lëvizjes “5 yjet” dhe ata të Partisë Demokratike në qeveri.
Sherri nisi pas orës 1 të natës në dhomën e ulët, teksa deputetët po diskutonin reformat kushtetuese, që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 3/5 – ash. Lëvizja 5 yjet u përpoq të arrinte marrëveshje me deputetët demokratë, për të votuar sëbashku ndryshimet.
Por kushti i saj për heqjen e shumicës së cilësuar për shfuqizimet e ligjeve nuk u pranua nga demokratët dhe që shkaktoi konflikt mes tyre.(Gazeta Express)