Policia italiane ka sekuestruar 53 milionë euro të falsifikuara në një bodrum në Napoli. Mediat italiane bëjnë të ditur se kjo është shuma më e madhe e parave false të sekuestruara ndonjëherë.
Policia i zbuloi eurot teksa po kontrollonte shtëpinë e 51-vjeçarit Antonio Sgambati, i cili është arrestuar nën akuzat e prodhimit, shpenzimit dhe shpërndarjen e karmonedhave false. Ndërkaq, ishin bërë gati për t’u hedhur në qarkullim, para me prerje qindëshe, pesëdhjetëshe, njëzetëshe dhe dhjetëshe.
Prokuroria e Napolit është në hetim e sipër të kësaj çështjeje për të zbuluar detaje të mëtejshme.