Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniParet e xhepit të një mjeku

Paret e xhepit të një mjeku

Jo pak por 18 milionë lekë (të vjetra) i janë gjetur në xhep kreut të komisionit të KEMP-it në Vlorë, gjatë operacionit policor të koduar “Bluzat e pastra”.

Kanë qenë uniformat blu që kanë bërë të ditur këto detaje, duke thënë se veç parave i janë gjetur edhe 350 euro, që edhe këto i ka të përfituara nga korrupsioni.

Rreth orës 12:00 të ditës së sotme, Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor antikorrupsion të koduar “Bluzat e pastra” ku si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë për “korrupsion pasiv” i mjekut Thoma Koçi, 65 vjeç, banues në Vlorë me profesion mjek Neurolog në Spitalin, me detyrë Kryetar i Komisionit të Mjekëve për caktimin e aftësie në punë.

Arrestimi i tij është bërë pas momentit që një qytetar i kishte dorëzuar shumen prej 50 mijë lekësh si rryshfet në këmbim të një vendimi invaliditeti.

Nga kontrolli personal i ushtruar ndaj këtij mjeku i janë gjetur edhe 1.823.200 lekë të ndarë në shuma të ndryshme dhe të vendosura në zarfe, si dhe 350 Euro, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga raste të tjera korruptive.

Arrestimi i mjekut u krye pas kallëzimeve të marra nga qytetarë të ndryshëm të cilëve u kërkoheshin para në këmbim të dhënies së vendimit për percaktimin e shkallës së invaliditetit./mapo.al/.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!