Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota20 sekondat e para te jetes

20 sekondat e para te jetes

Të përgjakur dhe duke qarë, dalin nga mitra e nënës së tyre dhe marrin frymë për herë të parë. Këto momente intime kapen nga fotografi francez Christian Berthelot, i cili i bën foto bebeve në 20 sekondat e para të jetës së tyre.

38-vjeçari nisi këtë projekt të veçantë 6 muaj pas lindjes së djalit të tij, kur nga Dr. Jean-François Morienval iu kërkua të bënte disa foto interesante të fëmijëve që lindnin me operacion.

“Kur nisa të bëja fotot e para, doktori më shihte me bisht të syrit si do të reagoja. Mbase priste të më binte të fikët. Të them të drejtën, nuk e di se çfarë ndjeva. U fsheha pas aparatit dhe thjesht bëra punën time”, thotë fotografi mbi eksperiencën e tij të parë.

Christian pranon se shumë njerëz e kanë të vështirë të shohin foto të tilla, por ai thotë se te këto foto shikon vetëm bukuri: “E di që ka njerëz që reagojnë shumë keq, i duken të shpifura, më thonë që nuk kam të drejtë të tregoj bebet të përlyer me gjak. Por, ky është realiteti. Fëmijët lindin të tillë, nuk dalin nga lakra.”/ Top Channel

b2b3b4b5

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!