Një baba është vënë në pranga në Tropojë nën akuzën e ngacmimit seksual të 2 vajzave të tij. Man Aliaj, 50 vjec u arrestua nga Policia e Tropojës pas kallëzimit të vajzës së vet 25vjeçare. Kjo e fundit ka thënë në polici se prej 5 vitesh abuzon seksualisht me të dhe e ka përdhunuar.
Sipas dëshmisë së vajzës, ai ka filluar të bëjë të njëjtën gjë edhe me motrën e saj 13 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Tropojës. 50vjeçari ndërkohë nuk e pranon akuzën.
Ai thotë se vajzat dhe gruaja duan ta nxjerrin nga shtëpia, ndaj dhe kanë ngritur këto akuza.
Burime për News24 konfirmojnë se 2 vajzat kishin pak kohë që ishin kthyer nga babai i tyre pasi ishin larguar drejt Kosovës ku dyshohet se ushtronin prostitucion.
Aliaj i tërhoqi nga Kosova duke i rikthyer në shtëpi. Menjëherë pasi është rikthyer në banesë, vajza e madhe 25 vjec akuzoi se babai i saj ka abuzuar seksualisht me të kur ka qenë në moshë të vogël.
Ndërkaq fqinjë të familjes shprehen se anëtarët e familjes kanë pasur gjithmonë konflikte mes tyre dhe se kryefamiljari nuk njihet si një person të qëndrueshëm mendërisht.