Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar punën e Komisionit qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.
Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës, ai ka thënë se ky proces është politizuar dhe nëse janë bërë lëshime dikush duhet të japë përgjegjësi. “Unë e di që ka pasur një politizim të kësaj teme.
Nëse janë bërë lëshime, a jep dikush përgjegjësi? Unë kam informata se janë bërë lëshime”, ka deklaruar Haradinaj.