Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderPlas gallata, loja më e re: “Edi Rama dhe Hajduti”

Plas gallata, loja më e re: “Edi Rama dhe Hajduti”

Një lojë e re që mund të shkarkohet falas nga çdo aparat smartphone është krijuar së fundmi nga një djalë shqiptar, i cili i ka vendosur emrin “Edi Rama dhe Hajduti”.

“Panorama Plus” shkruan sot se krijuesi Arbër Rrapi i është referuar nismës së zhurmshme të kryeministrit Edi Rama për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike dhe marrjen e masave të rrepta kundër qytetarëve që guxojnë të vjedhin energjinë në mënyrë të paligjshme. Tashmë, kush dëshiron, mund të luajë me këtë lojë argëtuese, duke e shkarkuar atë përmes aplikacionit playstore. Ne detajet e lojës shkruhet “Edi Rama dhe Hajduti”, loja që vë në provë aftësitë tuaja për të vjedhur energjinë elektrike. Me nota humori në guidën e “Edi Rama dhe Hajduti” thuhet:

“Mundohuni t’i shmangeni Edi Ramës. Përpiquni dhe krahasoni rekordin tuaj me miqtë tuaj”. Deri tani loja që ka si profil një foto karikaturë të Kryeministrit Rama është shkarkuar nga mbi 500 përdorues të telefonave smartphone.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!