Saturday, November 28, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdalohen automjetet e rënda në rrugën e Strazhës

Ndalohen automjetet e rënda në rrugën e Strazhës

Në rrugën Gostivar-Kërçovë, përmes0 qafës malore Strazhë, është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda. Ndalimi ka hyrë në fuqi në orën 18:00, njoftoi Ndërmarrja Publike „Rrugët e Maqedonisë“.

Më herët, nga kjo ndërmarrje informuan se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe se ekipet përgjegjëse janë duke punuar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

„Të gjitha ekipet e kujdestarisë janë angazhuar në kalimet kritike. Gjithashtu, të gjitha makineritë janë në gatishmëri, ndërsa janë siguruar numri i nevojshëm i punëtorëve dhe sasitë e duhura të kripës dhe zhavorrit, me qëllim të garantimit të qarkullimit të pandërprerë dhe të sigurt“, bëjnë të ditur nga NP „Rrugët e Maqedonisë“.

Nga ndërmarrja u bëjnë apel pjesëmarrësve në trafik që të ngasin me kujdes, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të sigurohen se automjetet e tyre janë të pajisura me pajisjet e detyrueshme dimërore. Gjithashtu, shoferëve u rekomandohet që drejtimin e automjeteve ta përshtatin me kushtet e motit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!