SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj S.R. (23) nga Vevçani, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „prodhim dhe shitje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“.
Në një rrugë lokale nga Vevçani drejt fshatit Oktis të Strugës, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll ndaj të dyshuarit, me ç’rast i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.














