Monday, November 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Mickoski: Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak më shumë se një viti. Kështu deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për aktivitetet dhe qëllimet e partisë së tij, VMRO-DPMNE.

Mickoski theksoi se qëllimi i fushatës së partisë nuk është vetëm të kërkojë mbështetjen e qytetarëve, por edhe të dëgjojë drejtpërdrejt prej tyre se cilat janë problemet, çfarë mungon dhe në cilat fusha duhet të bëhen përmirësime.
„Qëllimi i fushatës së VMRO-DPMNE-së është të dëgjojmë nga qytetarët se çfarë mungon dhe të përmirësohemi“, deklaroi Mickoski.

Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet parlamentare janë paraparë të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa deri në përfundimin e mandatit të tij qeveritar kanë mbetur edhe pak më shumë se një vit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!