Sunday, November 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500...

Rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 eurosh! Gjoba të rënda edhe për pikat e kontrollit teknik

Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Automjetet në Maqedoninë e Veriut parashikohet vendosja e afisheve elektronike, përditësimi i detyrueshëm i të dhënave të kontaktit dhe kontrolle më të rrepta gjatë inspektimeve teknike.

Afishet e reja do të mundësojnë kontrollin elektronik të regjistrimit, sigurimit dhe gjendjes teknike të automjeteve.

Gjobë prej 500 eurosh parashikohet për afishe të dëmtuara, të palexueshme ose të hequra pa autorizim.

Pronarët e automjeteve do të jenë të detyruar të paraqesin ndryshimin e numrit të telefonit ose adresës elektronike brenda tri ditëve. Në të kundërtën, parashikohet gjobë prej 100 eurosh.

Për parregullsitë në stacionet e kontrollit teknik parashikohen gjoba deri në 10.000 euro, si dhe mundësia e heqjes së autorizimit për punë.

Projektligji është dorëzuar në Kuvend me procedurë të shkurtuar. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi vetëm nëse ligji miratohet dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!