Saturday, November 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga 1 janari do të shtrenjtohet rryma

Nga 1 janari do të shtrenjtohet rryma

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind, ndërsa çmimi i ngrohjes qendrore mund të rritet për 6 deri në 8 për qind, vlerëson kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Aco Ristov, përcjell INA.

Në një intervistë për Sitel, ai paralajmëroi gjithashtu një mënyrë të re të llogaritjes së tarifës së rrjetit, me të cilën amvisëritë që shpenzojnë më pak rrymë do të paguanin një shumë më të vogël.

Ndërsa Qeveria paralajmëron se çmimi i rrymës për amvisëritë do të mbetet i njëjtë pas Vitit të Ri, Ristov pret që shtrenjtimi eventual të jetë në kuadër të 2 deri në 3 për qind.

Ai theksoi se po shqyrtohet se si do të shpërndahet kostoja shtesë nëpër modelet tarifore.

Kompanitë energjetike tashmë i kanë dorëzuar kërkesat financiare dhe teknike, ndërsa KRRE-ja duhet t’i sjellë vendimet deri në fund të vitit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!