SPB- Ohër i njofton qytetarët se për shkak të vizitës zyrtare të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, më 22.11.2026, duke filluar nga ora 06:00 e deri në orën 17:00, do të vendosen masa të shtuara sigurie dhe regjim i posaçëm i trafikut në territorin e Ohrit dhe Strugës.
Regjimi i posaçëm i trafikut do të zbatohet në itinerarin nga pika kufitare Qafë Thanë, përmes Strugës, drejt fshatit Podmoll dhe Vilës Ohër, si dhe në itinerarin nga Aeroporti “Shën Apostol Pavle” deri te Vila Ohër.














