Friday, November 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAgim Islami i rastit “Alfa”: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18...

Agim Islami i rastit “Alfa”: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18 vite padrejtësi?!

Sa herë afrohen zgjedhjet, politikanëve u kujtohen rastet e rënda, u zgjohet ndërgjegjja dhe u mbushet goja me drejtësi. Pastaj, sapo mbaron gara për vota, mbarojnë edhe premtimet, edhe debatet, edhe kujtesa!

Rasti “Alfa” paska filluar sërish të diskutohet nëpër televizione. Si duket, edhe drejtësia na qenka bërë pjesë e fushatës!

O politikanë, populli është lodhur nga zgjedhjet tuaja! Nuk ka nevojë për zgjedhje sa herë që ju ju teket. Ka nevojë për ZGJIDHJE!

Zgjidhje për varfërinë, për rrymën, për bukën, për qiranë, për spitalet, për shkollat, për rrugët, për të rinjtë pa punë, për prindërit që nuk mund t’u blejnë as ilaçet fëmijëve të tyre!

Dhe mbi të gjitha, populli kërkon DREJTËSI!

Agim Islami, i burgosur në rastin “Alfa”, po vuan dënimin prej 18 vitesh. Tetëmbëdhjetë vite! Kur një çështje që ngre pikëpyetje për drejtësinë rikthehet në ekran vetëm në prag të zgjedhjeve, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: ku ishit gjithë këto vite?

Drejtësia nuk është dekor për studio televizive, as slogan për fushata, as monedhë për pazare politike. Drejtësia është detyrim! Dhe kur ajo kërkohet, nuk duhet të dëgjohet vetëm në prag të zgjedhjeve, por të ushtrojë presion mbi institucionet çdo ditë!

2008–2026/27: 18 vite!

18 vite që nuk mund të fshihen me një debat televiziv, me një deklaratë politike apo me një premtim elektoral!

Xhuma të begatë, miq e dashamirë! Zoti e bëftë hajr!

LIRI PËR AGIM ISLAMIN!

LIRI PËR RASTIN “ALFA”!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!